Panadiq: Më dhemb zemra që nuk u shpërblye mundi ynë – Do të mbesim në Superligë

Andrej Panadiq, trajneri kroat i Ferizajt, ka shprehur keqardhjen për humbjen 2:1 nga Malisheva dhe ka thënë se i dhemb zemra për lojtarët, pasi ata luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 12-të e ndeshjes.

“Ende besoj se do të mbetemi në ligë, edhe pse kemi pasur disa sfida të vështira. Lojtarët tanë kanë paraqitur një performancë heroike sot në një situatë të vështirë. Gati tërë ndeshjen luajtëm me një lojtar më pak, e cila na mori shumë energji. Por lojtarët tanë kanë treguar guxim dhe vendosmëri. Edhe pse ranë në fund, luajtën deri në fund dhe nuk u dorëzuan”, ka thënë Panadiq.

Trajneri kroat ka kritikuar edhe vendimin për të përjashtuar portierin e Ferizajt: “Në ndeshje të tilla mund të ndodhin shumë gjëra. Nuk kam parë ndonjë dallim mes ekipit tonë dhe Malishevës, edhe pse luajtëm me një lojtar më pak. Nuk është e lehtë të mbash shumë kohë një ndeshje në këto kushte. Por nuk do të dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Ferizaj mund të bëjë surpriza ndaj secilit kundërshtar. Ne po punojmë shumë dhe luajmë mirë, por fatkeqësisht nuk po marrim rezultate. Më dhemb zemra për lojtarët, sepse ata po japin maksimumin dhe nuk po shpërblehen për këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *