Pa fitues e pa gola në ndeshjen mes Malishevës e Dritës

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Dritës. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat nuk kishin raste të shumta shënimi në ndeshje.
Drita nga minuta e 81-të ishte me një futbollist më pak në fushë. Blerton Sheji u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Malisheva ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Ballkani ka pikët e njëjta por është në pozitën e parë. Drita ka 15 pikë dhe është në vendin e pestë.