April 20, 2025

Osimhen ‘ka vendosur’ klubin ku dëshiron të transferohet pasi të përfundojë huazimi tek Galatasaray

Victor Osimhen ka paralajmëruar lëvizjen e tij të radhës sipas raportimeve nga Italia, teksa emri i tij po vazhdon të lakohet gati çdo ditë në media. 

Sulmuesi 25-vjeçar po e shijon jetën në Turqi, atje ku iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi nga Napoli. 

Osimhen deri më tani ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshjet e tij të para nën urdhrat e Okan Buruk. 

Ai është i vendosur që të qëndrojë në Stamboll deri në përfundim të huazimit të tij, përkundër faktit që po lidhet me një transferim diku tjetër. 

Kjo sipas gazetarit Gianluca Di Marzio i cili ka thënë se Osimhen nuk ka interesim që të flasë me klubet tjera për momentin. 

“Ai dëshiron ta përdor këtë sezon si një mundësi për të lënë klubet e Ligës Premier të vendosin nëse duan të bëjnë një ofertë tek Napoli”, ka thënë Di Marzio. 

Di Marzio ka emëruar Paris Saint-Germainin si një prej klubeve të interesuara së bashku me një skuadër nga Arabia Saudite, emri i së cilës nuk dihet. 

Por një raportim tjetër nga Italia sugjeron se Osimhen do ta pranonte mundësinë për t’u bërë pjesë e Juventusit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *