Orët e fundit të afatit kalimtar, Man Utd po tenton Zhegrovën

Manchester United ke tentuar blerjen e Edon Zhegrovës në ditën e fundit të afatit kalimtar. Lajmi konfirmohet edhe nga Fabrizio Romano.
Skuadra e madhe angleze e sheh Zhegroven si zëvendësues të Sanchos që po shkon te Chelsea.
Pavarësisht tentimeve, Lille thuhet se nuk do të lejojë largimin e yllit të Kosovës.
Kanë mbetur edhe afro 5 orë deri në mbyllje të afatit kalimtar dhe të gjitha opsionet janë të mundshme.