Nuza me reagim emocional pas ndeshjes Prishtina-Llapi: Vajza ime ishte mbështetësja ime më e madhe

Njëri nga gjyqtarët bindshëm më të mirë kosovar në dekadën e fundit, Genc Nuza u akuzua rëndë nga drejtuesit e Llapit për humbjen nga Prishtina (3:2) për gjykim tendencioz, ndonëse pa asnjë fakt të ofruar. Madje, përmes një komunikate pas ndeshjes ata thanë se nuk i ofrojnë atij më siguri në rast se delegohet nga federata në ndeshjet e Llapit në Podujevë.
Edhe pas përfundimit të ndeshjes pati tensione në fushën e ‘Fadil Vokrrit’, ku trajneri i Llapit, Tahir Batatina, iu vërsul gjyqtarit Genc Nuza pas ndëshkimit me karton të kuq, për çka u desh të intervenojë policia për ta larguar nga fusha.
E krejt këtë skenë të pakëndshme e pa familja e gjyqtarit Nuza, përfshirë edhe vajzën e tij që e kishte shoqëruar në fushë, pasi e kishte ditëlindjen e saj.
E pas të gjitha akuzave të llapjanëve, gyqtari Nuza ka reaguar me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, ku ka postuar foton me vajzën e tij:
“Prishtina – Llapi. Vajza ime Anika në ditëlindjen e saj dje ishte shoqëruesja dhe mbështetësja ime më e madhe në stadiumin Fadil Vokrri”.
Sigurisht se edhe trajneri dhe klubi llapjan do të reflektojnë dhe herave të ardhshme nuk do të bëjnë reagime të tilla kur janë në tensionin e humbjes, pasi skenat e tilla i largojnë dashamirët e futbollit, e ve çmas fëmijët nga tribunat e që janë shumë të mirëseardhur t’i bashkohen futbollit.