“Nuk luaj me një trajner të tillë”, Bergwijn i reagon Koemanit: Si mund ta bëje një gjë të tillë pa më telefonuar?

Futbollisti i sapo transferuar në Arabinë Saudite, te Al-Ittihad, Steven Bergwijn i ka replikuar trajnerit të Kombëtares së Holandës, Roland Koemanit.

Koeman kur e pa që lojtari holandez u largua nga futbolli europian, ia mbylli dyert te Kombëtarja “portokallinjëve”.

Gjatë një interviste, lojtari më i ri i klubit arab i reagoi Koemanit.

“Unë s’do të luaj me këtë trajner më. Nuk dua të luaj për dikë që më portretizoi ashtu në media.

“A ka mundur të bëjë një telefonatë me mua, për ta kuptuar historinë e vërtetë. Ai s’mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua”, u shpreh futbollisti

26-vjeçari nënshkroi kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën ku luajnë yje, si Benzema dhe N’Golo Kante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *