Nuk ka rëndësi mosha, Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e tetorit

Cristiano Ronaldo është ftuar nga Kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombëve.
As mosha prej 39-vjet, nuk i ka penguar trajnerit, Roberto Martinez ta ftoj Ronaldon për dy ndeshjet e ardhshme.
CR7 po kalon në formë të mirë në Arabi te skuadra e Al Nassr, duke shënuar 7 gola në tetë ndeshje.
Ronaldo është golasenuesi më I mirë në kombëtaren portugeze, me 115 gola të shënuara.
Portugalia gjatë muajit tetor do të zhvilloj dy ndeshje në Nationals League, me Polonin me 12 tetor dhe tre ditë më vonë ndaj Skocise, të dyja ndeshjet do ti luaj si mysafire.
Kjo është lista e plotë me futbollistët e ftuar nga Roberto Martinez.