Nuk ka fitues në derbi, Drita dhe Gjilani ndajnë pikët, Prishtina rikthehet te fitorja

Skuadra e Dritës dhe ajo e Gjilanit kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbi të javës së tetë në Superligën e Kosovës.
Dy golat e ndeshjes u shënuan në 45 minutëshin e parë.
Fillimisht skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Ovouka në minutën e 35’të.
Kurse golin e barazimit “Skifterët” e shënuan në fundin e pjesës së parë. Ishte Armend Thaqi që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për shifrat 1:1.
Në pjesën e dytë dy skuadrat patën rastet e mira për shënim, por rrjetat nuk u tundën asnjëherë.
Skuadra e Dritës shkon në kuotën e 13 pikëve, kurse Gjilani në pozitën e 7-të me nëntë pikë.
Pas disfatës nga Gjilani në javën e kaluar, Prishtina është kthyer te fitoret duke e mposhtur të shtunën Feronikelin 74 me rezultatin 2:0.
Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e parë e shënoi Rigon Llugiqi në minutën e 40-të. Për 2:0 realizoi Paul Ngatta në minutën e 94-të.
Feronikeli 74 është ende pa fitore këtë edicion. Ka shtatë humbje dhe një barazim. Ndërsa Prishtina ka katër fitore një barazim dhe dy humbje. Skuadra nga Drenasi është në pozitën e fundit në tabelë më një pikë. Prishtina është në vendin e tretë më 13 pikë.