“Nuk është puna ime”/ Guardiola flet për rinovimin e De Bruyne

Kevin De Bruyne po kalon sezonin e fundit te Manchester City.
Mesfushorit belg i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
E trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola së fundi është pyetur për rinovin e kontratës së De Bruyne, por tha se kjo nuk është puna e tij.
A ka ndonjë lajm lidhur me rinovimin e De Bruyne?, ishte pyetja e gazetarit.
‘Nuk është puna ime.”, ishte përgjigjja e shkurt e spanjollit.
”Ne gjithmonë duam që ai të jetë në nivelin më të mirë fizik. Ai ka patur probleme në vitin e fundit, një vit e gjysmë. Diçka që po u ndodh shumë lojtarëve këtë sezon. Është e qartë se nëse është i rregullt dhe i përshtatshëm, mund të luajë shpesh. E kam thënë shumë herë, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Vendimtare. Klubi do ta bëjë atë të ndodhë, në varësi të mënyrës se si ai luan nga tani deri në fund të sezonit, duke marrë parasysh moshën e tij dhe shumë gjëra të tjera. Mendoj se klubi duhet të mendojë për këtë.”, deklaroi Guardiola..
Kevin De Bruyne është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015, ku ka shënuar 104 gola dhe ka bërë 166 asistime në të gjitha garat.