Një yll i Realit do të jetë “viktimë” për shkak të transferimit të Mbappes
Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe do të transferohet në Real Madrid si lojtar i lirë.
Mbappe do të marrë 100 milionë euro bonus me nënshkrimin e kontratës dhe do të marrë pagën më të lartë, andaj Realit do t’i duhet të “sakrifikojë” një lojtar.
Reali për shkak të konkurrencës së madhe në sulm do të duhet të heqë qafe të paktën një sulmues dhe tashmë është marrë një vendim se kush do të jetë.
Perez do të “sakrifikojë” Rodrigon, i cili do të largohet për një shumë prej 120 deri në 150 milionë euro.
Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar për nënshkrimin e Rodrigos, edhe pse gjiganti i Old Trafford është më afër përfundimit të transferimit.
