Një tjetër alternativë për të ardhmen e Angel Di Maria

Presidenti i Inter de Porto Alegre, Alessandro Barcellos konfirmon se klubi brazilian po monitoron yllin e Juventusit, Angel Di Maria.
‘El Fideo’ iu bashkua Bianconerëve si agjent i lirë në qershor 2022, por ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon, duke pasur vetëm 457 minuta në të gjitha garat këtë sezon.
Ai ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare në ‘Allianz Stadium’, duke e lënë derën e hapur për një rikthim në Amerikën e Jugut në fund të sezonit.
Edhe pse prioriteti i tij duket të jetë kthimi në klubin e tij të fëmijërisë Rosario Central, skuadra braziliane Inter de Porto Alegre po monitoron gjithashtu nga afër fituesin e Kupës së Botës.
Di Maria ka një gol dhe katër asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat në nivel klubi këtë sezon. Ai startoi kundër Udineses të shtunën, por u zëvendësua pas 66 minutash për shkak të një problemi të vogël në këmbën e majtë.