Një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë zgjedh sauditët, befason të gjithë me vendimin

Një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, Victor Boniface, do të luajë për Al-Nassr në periudhën e ardhshme dhe kështu do t’i bashkohet kolonisë së lojtarëve të kërkuar që u transferuan në Arabinë Saudite.
Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano raportoi ekskluzivisht se është arritur një marrëveshje mes Victor Boniface dhe Al-Nassr dhe se fanella e Bayer Leverkusen do të zëvendësohet me atë të klubit saudit.
Për këtë ka folur edhe Xabi Alonso në konferencën e sotme për shtyp, i cili ka konfirmuar se Boniface nuk do të luajë ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve.

Boniface ka munguar edhe në stërvitjen e sotme të Leverkusenit në prag të ndeshjes kundër Sparta Pragës, e më pas Xabi Alonso në konferencën për shtyp ka thënë se transferimi është në prag të realizimit.
“Kjo është situata dhe e kuptoj. Ka bisedime dhe duhet të presim. Jemi duke u përgatitur për ndeshjen pa Bonin”, ka thënë Alonso, duke konfirmuar se lojtari i tij nuk do të jetë në skuadër.
Leverkusen kërkoi 50 milionë euro për sulmuesin e tyre kryesor dhe Al-Nassr është i gatshëm ta paguajë atë sepse paratë nuk kanë qenë kurrë problem për të.
Kështu, në Al-Nassr, ai do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në një tandem sulmues shumë vdekjeprurës. Kujtojmë se Boniface do të zëvendësojë Anderson Taliscan, i cili dje u transferua te Fenerbahce.