Nico Williams bën reagim befasues në Twitter dhe më pas e fshin

Nico Williams ka bërë një reagim befasues mbrëmë në Twitter. Pas fitores ndaj Zvicrës, anësori i Spanjës ua ka “mbyllur” gojën kritikëve me një reagim dhe më pas e ka fshirë postimin.
Tweet-i i lojtarit të Athleticos ka pasur në vetëm 30 minuta dy mijë pëlqime dhe shumë njerëz i janë përgjigjur futbollistit.
Shumica prej tyre kishin lidhje me telenovelën që futbollisti luajti këtë verë, në të cilën anësori lidhej me Barcelonën.