Nga Korenica te Asllani dhe Rrahmani – top pesë futbollistët kosovarë që shkëlqyen në fundjavë

Kjo fundjavë si çdo herë tjetër ishte e suksesshme për disa prej futbollistëve kosovarë që luajnë në arenën evropiane. 

Që nga Meriton Korenica deri tek Fisnik Asllani dhe Amir Rrahmani, secili në një mënyrë apo tjetër, ishin vendimtar me paraqitjet e tyre për klubet respektive. 

Meriton Korenica u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Clujit ndaj Otelul Galatit duke u vlerësuar me notën 9.0 nga Sofascore falë golit dhe asistimit që bëri në atë takim. 

Ndonëse nuk e gjeti rrugën e golit, sulmuesi Fisnik Asllani sërish bëri një paraqitje shumë të mirë për Elversbergun ndaj Schalke 04. 

Ai u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore ku për 90 minuta pati disa tentime në drejtim të portës, tri pasime kyçe, shtatë duele të fituara dhe 24 pasime të kompletuara. 

Golin e parë këtë sezon e gjeti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili e udhëhoqi Napolin drejt një fitoreje të vlefshme në udhëtim ndaj Genoas. 

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij, Amir Rrahmani u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 7.8. 

Një ndër më të mirët në fushë për Kolnin në fitoren minimale 1-0 ndaj Kaiserslautern ishte edhe Leart Paqarada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *