February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Nga izolimi në sukses ndërkombëtar: Historia e jashtëzakonshme e futbollit kosovar ka liderin e vet, Agim Ademin!

Opinion nga Alban Lumi

Për 25 vjet, Kosova ishte e izoluar nga futbolli ndërkombëtar. Por vetëm në 9 vjet prej pranimit në UEFA dhe FIFA, ka arritur më shumë se shumëkush do ta kishte imagjinuar.

Sot, Kosova renditet kombëtarja e 84-të në botë!

Nga Liga D e Nations League, tashmë jemi ngjitur në Grupin B!

Jemi vetëm një hap larg play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror — aty ku nga Evropa shkojnë vetëm 16 përfaqësuese.

Në këtë rrugëtim, Kosova ka mposhtur Suedinë dy herë dhe ka ndalur në barazim pa gola Slloveninë në Prishtinë.

Në pankinë udhëhiqet nga ish-trajneri i Austrisë, që e çoi atë përfaqësuese në Euro 2016.

Sot, gjithnjë e më shumë futbollistë profesionistë zgjedhin Kosovën në vend të Zvicrës apo Gjermanisë — një tregues krenarie dhe përkushtimi ndaj vendit të tyre.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e infrastrukturës: është larguar “lloqi” për t’u zëvendësuar me terrener me bar natyral dhe artificial, ndërsa FFK ka tashmë shtëpinë e saj dhe kampin kombëtar.

Po përgatiten edhe licencat pro për trajnerë dhe zyrtarë sportivë.

Në krye të këtij transformimi qëndron Agim Ademi, presidenti i FFK-së.

Madje, ai edhe tani, së bashku me bashkëpunëtorët më të ngushtë, po punon për të sjellë në kombëtare edhe emra të rinj, që do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit për ndeshjet e nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Pavarësisht kritikave dhe sulmeve nga rivalë të ndryshëm, me punë dhe këmbëngulje ai ka arritur të fitojë besimin e atyre që vendosin me votë.

Sot, rezultatet flasin vetë: projekti i kombëtares dhe i Federatës është një histori suksesi.

Dhe megjithëse disa ende e kanë të vështirë ta pranojnë këtë, futbolli kosovar ka hyrë në një epokë të re — atë të rezultateve, profesionalizmit dhe krenarisë kombëtare.

Në foto gjeni, Agim Ademi dhe Gafurr Kabashi, njëri nga themeluesit e futbollit të pavarur dhe nënkryetari i parë i FFK-së (1991).

Kjo për të dëshmuar se Ademi i kushton vëmendje dhe respekt të konsiderueshëm edhe atyre që në të kaluarën e mbajtën gjallë këtë sport. Pa harruar asnjeherë edhe ish-kryetarët, Agim Bytyçi, Rexhep Avdullahu, Sabri Hashani e Fadil Vokrri, të cilët i kujton në çdo ngjarje të madhe futbollistike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *