Neymar: Do të qëndroj te PSG me apo pa dashuri të tifozëve
Braziliani Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain edhe në sezonin e ri. Ai ka një kontratë të vlefshme dhe nuk dëshiron të largohet nga Parisi, ndonëse ka pasur njoftime se mund të pasojë një ndarje.
Megjithatë, ai mohoi se po mendonte të largohej nga Parku i Princave. “Besoj se do të qëndroj në PSG, kam kontratë dhe askush nuk më ka thënë se duhet të largohem. Jam i qetë, megjithëse jam i vetëdijshëm që nuk ka shumë dashuri nga fansat. Do të jem pjesë e PSG-së, me dashuri apo dashuri”, tha Neymar. Ai kishte një dëmtim të rëndë që e bëri të humbasë pjesën e dytë të sezonit të kaluar.
