Neymar baba për herën e tretë, kërkon që fëmijës ti bëhet testi i ADN-së

Raportohet se futbollisti brazilian do të jetë baba i një fëmije të tretë me një grua të tretë të ndryshme.

Portali brazilian ”LeoDias” shkruan se Neymar kishte një lidhje me modelen braziliane Amanda Kimberlly ndërsa ishte ende me ish-partneren e tij Bruna Biancardi.

Thuhet se modelja në fjalë është në muajin e katërt të shtatëzanisë dhe pretendon se babai i fëmijës është futbollisti i AL Hilal, Neymar.

Gazeta raporton se Neymar e priti lajmin me gëzim dhe dëshiron të bëjë një test të ADN-së sapo fëmija të lindë për të konfirmuar se është i tij.

Kujtojmë që gjatë muajit nëntor, futbollisti brazilian u nda me nënën e vajzës së tij Bruna Biancardi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *