February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Nëse kualifikohet, Kosova në grup me SHBA-në, Paraguain e Australinë

Nëse kualifikohet në Botëror, Kosova do të luajë në një grup me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë. 

Kosova do të luante në Grupin D. Por së pari i duhet të kalojë Sllovakinë e më pas ndeshjen finale kundër Turqisë e Rumanisë.

Shorti u tërhoq në ceremoninë e mbajtur në “John F. Kennedy Center” në Washington D.C., ku mori pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme e përfaqësuan presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda dhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala.

Megjithatë, për të bërë historinë dhe për të siguruar një vend në Botëror, Dardanët duhet fillimisht të kalojnë gjysmëfinalen e “play-off”-it kundër Sllovakisë në Bratisllavë, ndërsa në rast fitoreje, finalja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër fituesit të ndeshjes Turqi–Rumani. Të dyja përballjet do të luhen në muajin mars.

Gjatë ceremonisë së shortit, FIFA i ka ndarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, çmimin e paqes.

Botërori 2026, i cili do të organizohet nga tri shtete Kanada, Meksikë dhe SHBA, për herë të parë do të ketë numrin rekord prej 48 ekipesh. Ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Botërori nis më 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *