Nënshkrimi i fundit i Arsenalit është qeni Wynn – duhet të ndihmojë me stresin e lojtarëve

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka sjellë një “përforcim” për të përmirësuar atmosferën në klub, një labrador të quajtur Winn, i cili ndodhet përgjithmonë në qendrën stërvitore të klubit në Londër Colney dhe që supozohet të ndihmojë në uljen e stresit të futbollistëve, raporton The Times.
Arteta vendosi për këtë lëvizje pasi mësoi se shoqëria me qentë mund të qetësojë nervat, të përmirësojë humorin dhe të ulë stresin për lojtarët e tij.
Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që trajneri spanjoll ka mënyra të pazakonta motivimi. Para vizitës në “Anfield” ai luajti “You’ll Never Walk Alone”, suvatoi dhomat e zhveshjes së mysafirëve me logot e Arsenalit, si dhe u solli atyre një llambë në dhomën e zhveshjes për të treguar se pa lidhje mes vete nuk ka forcë.