Ndryshon orari i Superligës së Kosovës, kjo ndeshje zhvillohet sot

Sot fillon java e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll dhe në program është një ndeshje tejet interesante.
Në stadiumin me bari sintetik, Gjilani e pret në shtëpi Ferizaj-in.
Ndeshja zhvillohet me orar të ri, pra nga ora 13:00, ndryshe nga herët e tjera.
Dy skuadrat kërkojnë pikët e plota, pasi nuk gjenden mirë në tabelë. Gjilani ka 9 pikë në pozitën e 7-të, kurse Ferizaj ka 7 pikë në pozitën e 8-të.