Ndeshja e mbrëmjes, formacionet e mundshme… Barcelona – Bayern Muncheni

Sonte zhvillohet një super ndeshje në Ligën e Kampionëve, java e tretë, ku Barcelona e pret në shtëpi Bayern Munchenin.
Si skuadra spanjolle, ashtu edhe ajo gjermane kanë mungesa në këtë takim.
Sipas Bild.de, formacioni i mundshëm për dy skuadrat pritet të jetë ky më poshtë:
Në pesë ndeshjet e fundit, skuadra e Barcelonës ka pësuar pesë humbje ndaj Bayern Munchenit, një rekord negativ nga klubi katalunas.
Madje, në këto pesë ndeshje – ka pranuar 19 gola dhe ka shënuar vetëm dy gola.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.