Nderohet Epopeja e UÇK-së, delegacioni i FFK-së bën homazhe në Prekaz

Me ndjenjë të thellë respekti, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i udhëhequr nga presidenti Agim Ademi, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo vizitë përkujtimore e delegacionit të FFK-së u bë në shenjë nderimi për rezistencën dhe sakrificën sublime të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Delegacioni i FFK-së vendosi buqetë me lule në varrezat e dëshmorëve, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në historinë e vendit tonë.

Presidenti Agim Ademi, pas homazheve në një deklaratë për media theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtimit për Epopenë e UÇK-së dhe vlerat që ajo simbolizon.

E në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, edhe sivjet FFK në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, kanë organizuar turneun tradicional në futsall.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *