Napolit nuk i mjafton goli i Rrahmanit, Barça në çerekfinale
Barcelona është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit e ka mposhtur Napolin, me rezultat 3:1.
Në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës, skuadra e Xavi Hernandez festoi një triumf të madh, duke siguruar pjesëmarrjen në mesin e tetë më të mirëve në Champions League, pas pesë vjetësh mungesë.
Fillimi i ndeshjes solli menjëherë emocione dhe dy-tre raste të mira nga të dyja palët. Victor Osimen pati një rast të madh për të kaluar Napolin në epërsi të hershme, por u pengua nga mbrojtësit e Barçës dhe më pas Rafinha kërcënoi portën e Merret.
Napoli veproi shumë sulmues dhe kjo i kushtoi me dy gola në rrjetën e tyre, të cilët erdhën në një periudhë prej vetëm gjashtëdhjetë sekondash. Fillimisht, Fermin Lopez mori një top të shkëlqyer nga Rafinha dhe e goditi me saktësi nga dhjetë metra dhe më pas braziliani “asistoi” për golin e dytë pasi goditi fillimisht shtyllën dhe topi u kthye te Joao Cancelo , i cili e futi lehtësisht topin në rrjetë.
Mysafirët nga Napoli ishin në një sulm të plotë dhe arritën të reduktojnë disavantazhin në 2-1 në fund të pjesës së parë me anë të kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rahmani, në minutën e 30-të dhe shënoi rezultatin në pushim.
45 minutat e dytë nisën me një ritëm të fortë të Napolit, skuadra vizitore u rrotullua rreth portës së Barçës dhe tentoi të barazonte, por të gjitha tentativat në vazhdim dukeshin disi shterpe dhe të papërcaktuara. Napoli filloi të luajë përsëri shumë lart dhe Barça e shfrytëzoi këtë maksimalisht.
Skuadra e Xavi Hernandez bëri një aksion fenomenal në minutën e 83-të, të cilin e finalizoi Robert Lewandowski , i cili vendosi edhe rezultatin përfundimtar 3-1 në këtë ndeshje. Një fitore e madhe për Barcelonën në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit. Gjigantët katalanas kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2019/20.
