Napoli nis “Operacionin Unahi”

Lideri i Serie A, Napoli, po bën plane për afatin kalimtar të verës. I pari në listën e përforcimeve të mundshme është marokeni Azedine Unahi. Futbollisti 22-vjeçar i Angers ka mahnitur me paraqitjet e tij në Botërorin e Katarit.

Sipas informacioneve të gazetarit të famshëm italian Gianluca Di Marzio, Napoli kanë kontaktuar tashmë me drejtuesit e djalit nga Kazablanca me idenë për të kaluar në radhët e skuadrës së Amir Rrahmanit në verë.

Meqenëse ai është nën kontratë me Angers deri në verën e vitit 2026, Napoli do të duhet të paguajë dëmshpërblim. Jozyrtarisht, francezët kërkojnë nga 20 deri në 25 milionë euro për transferimin e mesfushorit maroken.

Nuk është një shumë që Napoli nuk mund ta përballojë, sidomos në një situatë kur po bën hapa të sigurt drejt titullit të tretë në historinë e tyre, i pari që nga epoka e Diego Maradonës, me të cilin përjetuan momentet më të ndritshme në vitet 1987 dhe 1990.

Azedine Unahi mbërriti në Strasburg si 18-vjeçar, por nuk u depërtua në ekipin e parë, kështu që dy vjet më vonë kaloi në Avranches të kategorisë së tretë, ku u vu re nga skautët e Angers, të cilët e angazhuan në verën e 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *