Nacho: Jam i lumtur në Arabi, kapitulli im te Reali u mbyll

Ish-kapiteni i Real Madridit, Nacho Fernandez ka folur së fundi në një intervistë.
Nacho, u pyet edhe rreth një rikthimi te Reali pas krizës me lëndime te skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
“Askush nga Real Madridi nuk më ka telefonuar. Edhe nëse më thërrasin, nuk do të kthehem”. “Vendimi im ka qenë i qartë, nuk ka të bëjë me të luajtur apo jo… kapitulli im atje është mbyllur. Jam shumë i lumtur në Saudi, fokusi im është këtu”, tha Nacho për Cope.
Nacho, kujtojmë që iu bashkua skuadrës së Al-Qadsias në Arabinë Saudite ku luan përkrah Aubameyangut.