Muriqi: Golin ia dedikova Atdhe Nuhiut

Vedat Muriqi ka pasur një mbrëmje të paharrueshme në Murcia, duke udhëhequr Kosovën drejt fitores 3:1 ndaj Islandës me një “hat-trick” fantastik. Megjithatë, një prej golave të tij kishte një domethënie të veçantë, pasi ia dedikoi ish-bashkëlojtarit dhe tashmë ndihmës-trajnerit të Kosovës, Atdhe Nuhiut.

Pas shënimit të golit, Muriqi vrapoi drejt bankinës dhe përqafoi Nuhiun, duke shprehur respektin dhe lidhjen e fortë mes tyre. “Pas ndeshjes së parë me Islandën i thashë Atdheut se nëse do të shënoja kisha qef të vija me të përshëndet. Pas shumë kohësh po bashkohemi dhe është kënaqësi që sërish jemi bashkë dhe po luftojmë për një objektiv. Në ndeshjen e kthimit këtij qëllimi ia arrita dhe shkova e përqafova dhe ia dedikova golin Atdheut”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes.

Ky moment simbolizoi jo vetëm miqësinë dhe bashkëpunimin brenda ekipit kombëtar, por edhe respektin që Muriqi ka për ish shokun e ekipit. Nuhiu, i cili dikur ndante repartin e sulmit me Muriqin, tani është pjesë e stafit teknik, duke dhënë kontributin e tij nga një tjetër rol.

Në një natë triumfale për Kosovën, ky gjest i Muriqit ishte një shenjë e qartë e unitetit dhe frymës së ekipit që vazhdon të ndërtohet me përkushtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *