Mudryk rezulton pozitiv në doping?

Mediumi ukrainas “Tribuna” pretendon se futbollisti i Chelseat, Mudryk, ka rezultuar pozitiv për doping.
Sipas “Tribuna”, Mudryk ka rezultuar pozitiv për mostrën A në fund të tetorit dhe tani është në pritje të rezultateve të mostrës B. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim të rëndë, duke përfshirë ndalimin e lojës.
Nuk dihet se cila është substanca e ndaluar dhe nëse bëhet fjalë për një test të Premier League apo UEFA-ja.
Mudryk nuk ka luajtur për Chelsean që nga ndeshja jashtë vendit në Heidenheim, më 28 nëntor dhe nuk u përfshi në skuadrën për ndeshjen kundër Aston Villa, më 1 dhjetor.
Këtë sezon, sulmuesi ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat për “blutë” nga Londra, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 5 asistime.