Mourinho nuk ndryshon, dje mori të kuqin e parë për vitin 2024

ROME, ITALY - JANUARY 7: Jose Mourinho Head Coach of AS Roma talks to Gianluca Aureliano during the Serie A TIM match between AS Roma and Atalanta BC at Stadio Olimpico on January 7, 2024 in Rome, Italy. (Photo by Matteo Ciambelli/DeFodi Images via Getty Images)
Skuadra e Romës barazoi 1 me 1 ndaj Atalantas në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.Jemi në një vit të ri, por Jose Mourinho vazhdon të jetë i njëjti.
Trajneri portugez bëri një gjest proteste në fundin e ndeshjes dhe gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e kuq.Kujtojmë që me këtë barazim, Roma shkon në kuotën e 29 pikëve në pozitën e 8-të, kurse Atalanta në pozitën e 6-të me 30 pikë.