Morata: Një përballje mes Milanit dhe Liverpoolit mund të jetë finalja e Champions League

Milan dhe Liverpool do të përballen sonte në një nga ndeshjet derbi të xhiros së parë në formatin e ri të Champions League. Para debutimit me kuqezinjtë në elitën evropiane, Alvaro Morata shprehu pritshmëritë e tij.

“Liga e Kampionëve është ndryshe nga çdo gjë tjetër. Këtu janë klubet më të mira në Evropë, të gjithë e dinë rëndësinë e konkurrencës. Sfida e re nis të martën. Nëse luan për Milanin, duhet të ëndërrosh. E shikon fanellën, sheh shenjën me numrin shtatë (numri i trofeve në Champions League), duhet të luftosh. Që kur erdha në klub, imagjinoj të luaj ndeshje të tilla. Dueli mes Milanit dhe Liverpoolit mund të jetë gjysmëfinale apo finale e Ligës së Kampionëve. Dëshira për të qenë të mirë para tifozëve është më e madhja. Takime si ky janë ato që bëjnë histori”, tha Morata.

Futbollisti spanjoll pritet të jetë titullar pas tejkalimit të problemeve me lëndimet. 

Ndeshja në “San Siro” do të luhet të martën në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *