Moise Kean largohet nga grumbullimi i Italisë

Një lajm i papritur ka ardhur nga kampi stërvitor italian.

Moise Kean ka lënë grumbullimin e kombëtares italiane dhe vendin e tij do e marrë Lorenzo Lucca.

Moise Kean është larguar paraditen e sotme dhe ka mbërritur përsëri tek klubi i tij, Fiorentina ku do të trajtohet për problemin e shfaqur.

Bëhet fjalë për dhimbje të mesit, që mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë përplasjeje në ndeshjen ndaj Milanit.

Lajmin e ka bërë zyrtar dhe vetë Federata Italiane e Futbollit, ndërkohë grupi vazhdon të stërvitet jo i plotë, që prej mbasditjes së djeshme.

Lucca thirret për herë tyë parë pas 7 muajsh në kombëtare dhe kjo është vetëm thirrja e dytë në total.Italinë e presin 2 sfida të rëndësishme në shtëpi kundër Belgjikës dhe Izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *