Modelja zbulon tradhtinë e Francesco Tottit: “Ai ishte gjithmonë xheloz”

Modelja e prezantuesja Ilary Blasi ka zbuluar të vërtetën për raportin me Tottin ku në një program televiziv shtjelloi detaje nga ndarja.

Ajo tha se Francesco ka qenë gjithmonë xheloz, transmeton Indeksonline.

Dyshja ishin një nga çiftet më të njohura në Itali, deri u zbulua tradhtia e futbollistit, dhe ata vendosën të ndahen në 2022 pas 17 vitesh martesë.

“Ka kaluar një vit e gjysmë dhe e kam kuptuar atë që kishte ndodhur. Kam lexuar dhe dëgjuar nga të gjitha këndvështrimet dhe opinionet e ndryshme. Francesko ka qenë gjithmonë xheloz për mua, xhelozia e tij nuk ishte asgjë e re. Por nuk më pëlqen të bëj krahasime. Ai është babai i fëmijëve të mi”, tha Blasi e cila zbuloi se futbollisti i kishte kërkuar të linte punën dhe rrjetet sociale për t’iu përkushtuar familjes.

“Unë u përpoqa me çdo mjet për të shpëtuar këtë martesë dhe bëra atë që duhet të bënte një grua dhe nënë. Por nuk funksionoi,” tha ajo./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *