Mirlind Daku mund të shpallet më i miri i vitit në Rusi, i duhen disa vota

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është duke bërë senzacion në futbollin rus me fanellën e Rubin Kazanit.

Një gazetë e njohur “Buisness Online” e ka përzgjedhur futbollistin shqiptar në mesin e më të mirëve për vitin 2024.

Tani Daku është në garë me disa sportistë të njohur rus për të fituar këtë çmim.

26-vjeçari nga Gjilani gjatë këtij gjysmë-sezoni ka zhvilluar 17 ndeshje në ligë, ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asiste.

Te Rubin Kazani ai ishte transferuar nga Osijeku i Kroacisë për shifrën rekord, 1.2 milionë euro.

Në linkun më poshtë mund ta votoni edhe ju futbollistin shqiptar:

https://www.business-gazeta.ru/article/657889

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *