Milani merr “sihariqin” e madh, ka të bëjë me portierin Maignan
GENOA, ITALY - SEPTEMBER 10: Mike Maignan of Milan lies on the pitch after suffering an injury during the Serie A match between UC Sampdoria and AC MIlan at Stadio Luigi Ferraris on September 10, 2022 in Genoa, Italy. (Photo by Simone Arveda/Getty Images)
Ndeshja e tij e fundit me kuqezinjtë daton më 18 shtator kundër Napolit, ndërsa kthimi mund të jetë shumë afër. Mike Maignan, më në fund duket se është në metrat e fundit të një procesi shumë të gjatë rehabilitimi.
Lajmi i mirë për Milanin dhe tifozët e tij është se “Magic Mike” duhet të jetë në fushë për ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, e planifikuar për më 8 mars.
Këtë e raporton “Gazzetta dello Sport”, e cila shton gjithashtu se numri 16 do të tentojë të luajë të paktën 90 minuta në Serie A para ndeshjes në Londër. Pra, pritet ta bëjë këtë në ndeshjet kundër Atalantës (26 shkurt) dhe Fiorentinës (6 mars).
Më në fund duket se është koha e duhur për rikthimin në fushë të një prej protagonistëve të mëdhenj të titullit të vitit të kaluar. Ditët e fundit në Milanello, portieri francez është rritur në mënyrë progresive.
Ngarkesat e tij të punës nuk kanë pasur ngadalësime. “Rikthimi në ekip është planifikuar në dhjetë ditët e ardhshme”, – Maldini para Milan-Torino, të premten e kaluar. Duket se koha do të respektohet në këtë mënyrë.
Milani, i cili pas një janari të tmerrshëm ka gjetur sërish solidaritetin, po pret me ankth rikthimin e portierit francez. Me të në portë, kthimi ndaj Tottenhamit do të ishte më pak i frikshëm.
