Milani interesohet për Rashford

Marcus Rashford mund të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit.

Kjo vjen pasi që Rashford, nuk po gjen vend në formacionin startues që nga ardhja e Ruben Amorim në stolin e Unitedit.

Rashford, po ashtu bëri bujë ku në një interviste kishte deklaruar se “ishte gati për një sfidë te re”, duke shtuar zërat për largimin e tij.

Siç raporton “Mirror”, për Rashfordin ka interesim nga gjigandi italian, Milan e cila dëshiron ta afrojë anglezin në formë huazimi.

Mbetet të shihet se a do të largohet apo do të qëndrojë Rashford te United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *