Milani dhe Sampdoria e nisin vitin me fitore si mysafire

Milani dhe Sampdoria kanë shënuar fitore në ndeshjet e para të luajtura në vitin 2023, në Serie A. Në hapjen e xhiros së 16-të, të dyja skuadrat triumfuan si mysafire. Milani vazhdoi ndjekjen ndaj Napolit kryesues. Kampionët në fuqi festuan në Salernitana, me rezultat 2:1. Milani e siguroi fitoren me dy gola në minutat e 10-të dhe të 15-të. Tonali fillimisht asistoi Lean dhe më pas shënoi edhe vetë. Salernitana solli paqartësi në këtë ndeshje në minutën e 83-të, kur Tatarushanu u mposht nga Bonazzoli.

Portieri Ochoa bëri debutimin e tij për Salernitanan. Ai pati një debutim të shkëlqyeshëm, pasi edhe pse pësoi dy gola, shpëtoi portën e tij nga tetë gjuajtje tjera.

Ndërkohë, Sampdoria arriti të fitojë pas dy muajsh e gjysmë. Fitoren e dytë që nga fillimi i sezonit, lojtarët e Sampdorias e realizuan në fushën e Sassuolos. Ashtu si Milani edhe Sampdoria, shënoi dy gola në një interval të shkurtër. Në minutën e 25-të dhe të 28-të golashënues ishin veterani Gabbiadini dhe Aguelo. Sassuolo luajti shumë më mirë në pjesën e dytë, por nuk arriti më shumë se sa të ngushtojë rezultatin me golin e Berardit në minutën e 64-t nga penalltia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *