Milan – Inter, finalja e tretë në histori mes dy skuadrave, ‘Rossonerët’ me bilanc 100%

Sonte luhet Superkupa e Italisë mes Interit dhe Milanit.

Inter, fituesi i Kupës së Italisë dhe Milan, fituesi i Serie A do të përballen sonte nga ora 20:00.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd”, para 69.000 spektatorëve.

Skuadra e Interit shpreson ta ketë gati nga minuta e parë sulmuesin Lukaku, kurse Milani do ta inkuadrojë Kjaer nga minuta e parë pas një kohe të gjatë.

Kjo do të jetë vetëm finalja e tretë mes Milanit dhe Interit pas Kupës së Italisë në 1977 dhe Superkupës së Italisë në 2011: kuqezinjtë kanë fituar dy të mëparshmet në 90 minuta, duke shënuar saktësisht nga dy gola në të dyja ndeshjet.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *