Mikel Arteta arrin marrëveshje të re me Arsenalin

Trajneri spanjoll, Mikel Arteta ka arritur marrëveshje të re me Arsenalin.

Gazetari i njohur i “The Athletic”-ut, David Ornstein raporton se trajneri spanjoll ka arritur marrëveshje të re trevjeçare me “topçinjtë”.

Arteta kishte ofertë vetëm deri në vitin 2025, andaj tani do t’i vazhdohet deri në vitin 2027.

42-vjeçari ndryshoi objektivat e Arsenalit prej se u emërua trajner te klubi londinez.

Sezonin e kaluar, Arsenali ishte afër të bëhej kampion në Premier League, kurse këtë edicion synon të dërgoj titullin kampion në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *