Mijëra tifozë të Napolit e kuptojnë në stadium se Interi fitoi, ata shpërthejnë në festë

Skuadra e Interit ka fituar ndaj Lazios me rezultatin 3-1, për të marrë tre pikë tepër me rëndësi në garën për Champions League.
Megjithatë, kjo fitore e Interit i shërben shumë edhe Napolit, që po përgatitet për festën e madhe të titullit kampion në Serie A, pas 33 vjetësh, shkruan LIG Sport.
Fitorja e Interit nënkupton që Napolit i duhet veç një barazim sot ndaj Salernitanas, e ku më pas do të shpallen kampion i Italisë.