Messi nënshkruan kontratën e re deri në fund të javës!

Lionel Messi këtë javë do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain, sipas një pjese të madhe të mediave franceze.
Gazetarë të shumtë shkruajnë sot se Messi ka rënë dakord me të gjitha kushtet me drejtuesit e parisienëve dhe se tani pas kthimit në Paris do të zyrtarizojë qëndrimin e tij në klub.
Messi ka pranuar të qëndrojë në Paris edhe për të paktën një sezon, që pritet të nënshkruajë një kontratë të re 1+1 ashtu si kur erdhi në verën e vitit 2021 nga Barcelona.
Argjentinasi është përshtatur plotësisht me qytetin e Parisit dhe skuadrën, ai beson se ka një shans të madh për të fituar Champions League dhe ndoshta nuk e ka pasur të vështirë të marrë vendimin për të qëndruar.
Pas fitimit të Kupës së Botës, Messi vendosi të vazhdojë të luajë për kombëtaren e Argjentinës, por edhe të qëndrojë në futbollin europian.
Me nënshkrimin, Messi do t’i japë fund të gjitha spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij që u shfaqën në periudhën e kaluar.