Messi mundi sërish Mbappen, francezët i japin votën gjeniut argjentinas

Lionel Messi mund të ketë frymëzuar Argjentinën për ta mundur Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar, por kjo nuk do të thotë se francezët e kanë harruar gjenialitetin e futbollistit më të mirë të ditës së sotme, pasi gazeta sportive franceze “L’Equipe” e quajti atë “Kampion të Kampionëve”. Në sondazhin e kësaj gazete ai e mundi Kylian Mbappen, Max Verstappenin dhe Steph Curryn.
35-vjeçari Messi grumbulloi 808 pikë, duke lënënpas vetes Mbappe (381), Rafael Nadal (285), çiklistin Remo Evenepel (242) dhe kampionin e F1 Max Verstappen (196). Në top 10 janë gjithashtu Karim Benzema, Armand Duplantis, Steph Curry, regbisti Anton Dupont dhe notari David Popovic.
