Mesfushori i Nottinghamit pëson lëndim serioz në ndeshjen e parë të sezonit

Mesfushori i Nottingham Forest, Danilo, ka pësuar një lëndim tejet të rëndë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri.
23-vjeçari u godit rëndë në këmbë që në minutën e 8 të ndeshjes me Bournemouth.
Në një dyluftim për topin, braziliani u godit nga sulmuesi Semenyo, teksa në raportimet e para dyshohet se edhe mund të ketë thyer këmbën.
Ekipi mjekësor ndërhyri menjëherë, duke e bartur jashtë fushës.