February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Mentor Zhdrella largohet nga Llapi

Tanimë është zyrtare. Mentor Zhdrella ka bërë të ditur se është larguar nga posti i drejtorit sportiv të KF Llapi për arsye personale. Në një deklaratë publike, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi gjatë një viti e gjysmë të kaluar në këtë rol.

Në fjalën e tij, Zhdrella ka theksuar përkushtimin dhe angazhimin e tij për të mbajtur klubin në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave. Ai e ka cilësuar këtë periudhë si të mbushur me sfida, por edhe me momente të veçanta dhe suksese që do t’i kujtojë gjithmonë me krenari.

“Dua të falënderoj nga zemra bordin e klubit dhe Presidentin Beqir Batatina për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, të udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, si dhe për të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit për bashkëpunimin dhe përkushtimin që treguan gjatë kësaj periudhe,” ka thënë Zhdrella në deklaratën e tij.

Gjithashtu, ai ka shprehur mirënjohje për futbollistët e KF Llapi, duke i quajtur ata “krenaria e vërtetë e klubit”.

Në përfundim, Zhdrella ka ndarë reflektimet e tij për këtë përvojë si Drejtor Sportiv, të cilën e ka cilësuar si një bazë të fortë për të ardhmen e tij profesionale: “Kam mësuar shumë dhe jam i sigurt se këto mësime do të më ndihmojnë në çdo hap të rrugëtimit tim të ardhshëm.”

Mentor Zhdrella ka përmbyllur mesazhin e tij me mirënjohje për të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët, duke theksuar se KF Llapi do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *