Më 15 mars tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten, më 15 mars në orën 13:00.

Siç bën të ditur në një njoftim të  Federatës së Futbollit të Kosovës, shorti do të tërhiqet në selinë e kësaj federate, njofton Klankosova.tv.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.

Bëhet e ditur se në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *