Mbyllet pjesa e parë, Ballkani i del “arrë e fortë” Viktoria Plzenit

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Viktoria Plzenit dhe Ballkanit në Ligën e Konferencës.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen të Çekisë.
Fraksioni i parë i lojës ishte kryesisht i baraspeshur me ndeshjen që u zhvillua kryesisht në mesfushë.
Kampioni i Kosovës tentoi në disa raste por pa diçka konkrete, njëjtë sikur vendasit, anise këta të fundit para lojës konsideroheshin favorit absolut.
Sfida ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Ballkanit është në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës.
Në këtë grup janë edhe Dinamo Zagrebi e Astana.