Mbërrin në Sevilla, Ramos: Ia kisha borxh Puerta-s, babait dhe gjyshit tim!

Sergio Ramos ka zbarkuar së fundmi në aeroportin e San Pablo, duke zyrtarizuar kthimin e tij te Sevilla.

37-vjeçari, i cili udhëtoi nga Madridi me avion privat, u prit nga Victor Orta, drejtor sportiv i andaluzianëve, i cili më pas do ta shoqërojë për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të firmosur kontratën, për t’u vendosur më pas në dispozicion të Jose Luis Mendilibar.


Ish-lojtari i PSG-së shpjegoi tha për mediet spanjolle arsyet pse vendosi të rikthehet te Sevilla pas 18 vitesh.

“Po, jam i emocionuar. Është një ditë e veçantë, të shkosh në shtëpi është gjithmonë bukur. Tani duhet të bëjmë testet mjekësore. Kam pritur për disa muaj, por jam i lumtur që kthehem dhe i bashkohem ekipit. Do të kemi kohë për prezantimin, duke dashur të kthehesha në shtëpi nuk kishte kuptim të shkoja diku tjetër pa u ndalur këtu, ishte një borxh që i detyrohesha babait tim, gjyshit tim dhe Puerta-s. Ishte koha për t’u kthyer.”-deklaroi Ramos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *