February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Mbappé vendos fitoren, Real Madrid rikthehet në krye të La Liga-s

Kylian Mbappé ishte protagonist absolut për Real Madridin, duke shënuar golin e fitores në minutën e 80-të të ndeshjes kundër Getafes, të dielën mbrëma në kuadër të javës së nëntë të La Liga-s.

Ky gol i siguroi madrilenëve tre pikë të vlefshme dhe rikthimin në vendin e parë të tabelës me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona, që ndodhet në vendin e dytë.

Për sulmuesin francez ishte goli i 10-të9 ndeshje të luajtura në këtë sezon të La Liga-s, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.

Ndeshja u karakterizua edhe nga përjashtimet e dy lojtarëve të Getafes: Allan Nyom u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të, ndërsa Alex Sancris në minutën e 84-të.

Me këtë rezultat, Getafe qëndron në vendin e 12-të me 11 pikë, ndërsa Real Madrid rikthehet në krye dhe i afron vetes avantazh në luftën për titull këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *