Mbappe me dy gola kthen Poloninë në shtëpi, Giroud hyn në histori të “Gjelave”

Franca kualifikohet në çerekfinale të Botërorit 2022 dhe këtë e bën me nje Super MBAPPE dhe nje GIROUD historik!!! Dyshja e sulmit të “Gjelave” ka shënuar 3 gola në fitoren 3:1 kundër Polonisë. Dy nga ylli i PSG qe i ka dhene edhe asistin e golit te 52-te te historise me Francen sulmuesit te Milanit, qe kalon edhe Thierry Henry. Por, Mbappe ka shenuar edhe dy vete. Lewandowski nje hije e vertete, por që në fund ka shënuar nga penalltia për rezultatin përfundimtar dhe sa për statistikat e tij personale…
PJESA E PARE – Pjesa e pare eshte mbyllur me Francen ne avantazh 1-0 me golin e shenuar nga golashenuesi me i mire i historise se Frances, Olivier Giroud, qe ka mare nje super asist nga Mbappe dhe e ka shnderruar ne gol! Giroud kalon keshtu edhe Henry duke shkuar ne 52 gola me Francen dhe 52 “Titi”…
Polonia perpara ketij goli ka pasur shansin me Zielinski por ka shperdoruar, fale edhe Lloris. Edhe Franca i ishte afruar golit pikerisht me Giroud pasi ka rikuperuar nje top te bukur ne krahun e djathte, Dembele eshte nisur dhe ka krosuar fort ne shtyllen e dyte aty ku Giroud ka rreshqitur per ta devijuar por ka mberritur me vonese dhe topi ka dale ne rivenie anesore.
Perpara ketij rasit, Lewandowski kishte shqetesuar porten e Lloris me nje goditje me te majten nga distanca. Per gjelat nje ndeshje qe po mbahet sidomos edhe nga sprintet e shpejta ne krah te majte nga Mbappe. Nje kuriozitet: Kounde eshte duke luajtur me nje varese floriri sot. E cuditshme se si lejohet…
PJESA E DYTE – Pjesa e dyte ka nisur nen tinguj te tjere per Francen qe po shtyn ne kerkim te golit te dyte qe do te vije por arbitri kishte vershellyer nje faull ndaj portierit Shezni te Polonise nga ana e Varane.
GOLI I ANULUAR I GIROUD – VIDEO
Por, sikur te mos mjaftonte nje gol, Franca ka shenuar edhe te dytin dhe me ne fund me ate, NJERIUN E SHUMEPRITUR, Mbappe. Nje kundersulm i shpejte i nisur nga kembet e Giroud te Dembele dhe ky i fundit nderron krahun duke gjetur Mbappe qe matet dhe godet fort duke mposhtur Shezni.
Por, Kylian Mbappe duket se nuk ka te ndalur ne kete Boteror dhe duket se do te thyeje te gjitha rekordet e mundshme… Sepse ka shenuar edhe nje tjeter gol, i 9-ti ne nje Kupe Bote dhe te mendosh qe ende nuk ka mbushur 24 vjec!!! Sepse me 9 eshte Messi dhe me 8 Cristiano Ronaldooo
REKORDI – Pavarësisht rezultatit final, Francë-Poloni do të jetë një ndeshje që Hugo Lloris do ta mbajë mend gjithmonë. Sot portieri i Francës ngjitet në 142 paraqitje me kombëtaren, duke barazuar Lillian Thuram si rekordmen absolut në historinë e Les Bleus. Për më tepër, Lloris luan ndeshjen numër 17 në Kupën e Botës, duke arritur në këtë rast Thuram dhe vetë Fabien Barthez.