February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Mbappe dhe Barkola sollën një triumf rutinë për PSG-në kundër Sociedadit

Skuadra e PSG- së justifikoi rolin e favoritit dhe festoi me një rezultat të pastër 2-0 (0-0) ndaj Real Sociedad në ndeshjen e parë të 1/8 në elitën e futbollit evropian. Rezistenca e klubit bask u thye në pjesën e dytë, kur në mesin e golashënuesve ishin dy futbollistë francezë.

“Shenjtorët” nga Parisi patën shumë më tepër nga loja dhe veçanërisht të mirë u treguan në 45 minutat e dytë, kur në fakt vulosën fitoren. Në pushim rezultati ishte 0-0, por në kaptiën e dtytë u kuptua menjëherë se skuadra e Luis Enrique do të kalonte në një ofensivë të plotë. Mysafirët patën dy raste të shkëlqyera në pjesën e parë dhe një herë për pak sa nuk e thyen barrierën, por në pjesën e dytë u dorëzuan plotësisht në rolin e vartësit dhe pësuan dy gola.

Kylian Mbappe hapi rezultatin në minutën e 58-të dhe më pas bashkatdhetari i tij, Bradley Barkola, dyfishoi epërsinë teksa bëri një përpjekje të shkëlqyer solo për 2-0, trembëdhjetë minuta më vonë. Mbappe vazhdoi të terrorizonte mbrojtjen e Sociedadit dhe tentoi të shënonte golin e tretë, por deri në fund rrjetat ishin të qeta dhe rezultati përfundimtar mbeti 2-0. PSG do të udhëtojë me komoditet në ndeshjen e dytë në Spanjë , e cila do të luhet më 5 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *