Mbappe denoncon Paris SG në UEFA, kërkon 55 milionë euro

Divorci” i sulmuesit francez me Paris SG nuk ishte aspak i lehtë. Por kur letrat janë firmosur, kjo histori nuk është mbyllur ende.
Madje, gjërat mund të bëhen më keq, me vendimin e fundit të Mbappe-s.
Ylli i Real Madrid ka urdhëruar avokatët e tij që të denoncojnë klubin parisien në Federatën Franceze të futbollit dhe UEFA me pretendimin se nuk ka shlyer të gjitha detyrimet financiare.
“Le Monde” ka zbuluar lëvizjen e Mbappe, ashtu edhe shifrën që ai kërkon nga Paris SG.
Bëhet fjalë për 55 milion euro, të cilat janë pjesë e përplasjeve të mëdha të hershme mes palëve dhe që lidhjen me bonuset shpërblyese për futbollistin.
Denoncimi në federatën franceze dhe UEFA është vetëm hapi i parë, ndërsa Mbappe dhe Paris SG me shumë mundësi do të përballen në gjykatë.
Po ashtu, ky vendim i Mbappe mund të sjellë pasoja për klubin parisien, që rrezikon pezullimin e merkatos dhe në rastin më të keq edhe përjashtimin nga Kupat e Europës.