Martinez gati të vazhdojë kontratën me Barcelonën

Mbrotjësi spanjoll, Inigo Martinez është një nga lojtartët më të rëndësishëm të Barcelonës.

Martinez, së bashku me Cubarsin kanë krijuar një dyshe të frikshme në mbrojtje, të cilët shpeshherë kanë qenë një kokëdhimbje për sulmuesit e skuadrave rivale.

Dhe drejtuesit e Barcelonës, do e shpërblejnë atë me një kontratë të re deri në vitin 2026.

Përveç Martinezit edhe Gavi pritet që të vazhdojë kontratën e tij.

Mbrojtësi spanjoll, erdhi te Barcelona në vitin 2023 nga Athletic Bilbao si transfer i lirë, ku arriti të bënte 55 paraqitje për “Blaugranat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *